Video/Shkatërrohet me dronë anija raketore ruse 70 milion dollarëshe nga forcat ukrainase

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcat ukrainase thonë se kanë shkatërruar një anije raketore ruse nga Flota e Detit të Zi në një operacion special në Krimenë e pushtuar nga Rusia. Ivanovets – një anije e vogël luftarake – mori “goditje të drejtpërdrejta” gjatë natës, pas së cilës u mbyt, tha inteligjenca ushtarake.

Ajo ka publikuar pamjet video që pretendon se tregojnë momentin e përplasjes, të ndjekur nga një shpërthim i madh. Nuk ka asnjë reagim për incidentin nga autoritetet ruse. Megjithatë, blogeri ushtarak rus “Voenkor Kotenok” shkroi në Telegram se anija ishte fundosur pasi u godit tre herë nga dronët detarë.

Disa veçori të dukshme në anije sipas videos ukrainase përputhen me ato të Tarantul, ose Projekti 12411, një klasë anije raketash të operuara nga marina ruse dhe të tjera, të cilës i përket Ivanovets.

Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ukrainës tha se anija u shkatërrua nga ushtarët e njësisë së saj speciale “Grupi 13” në liqenin Donuzlav, një gji me ujë të kripur në anën perëndimore të gadishullit të Krimesë, i cili strehon një bazë detare.

 

 

“Si rezultat i një sërë goditjesh direkte, anija ruse pësoi dëmtime të mëdha që pengonin lëvizjen e mëtejshme. Ivanovets u mbyt,” thekson reagimi në kanalin e saj Telegram.

Një operacion rus i kërkim-shpëtimit në zonë ishte i pasuksesshëm. BBC shkruan anija kishte një vlerë prej 60-70 milion dollarë. Zyrtari i Ministrisë së Jashtme Olexander Scherba e përshkroi sulmin si “mbresëlënës”. “Në orën 03:45 ishte goditja e parë dhe në 04:00 i gjithë ekuipazhi u evakuua. Kështu që nuk kishte asnjë shans që kjo anije të shpëtohej,” tha ai për BBC.

/O.S

Të fundit

Lokale dhe qëndrore, Rama kërkon fitoren e 10-të me 11 maj

Që nga viti 2000, kreu aktual i qeverisë Edi Rama, është përballur me 11 sfida, përsonale si kryebashkiak, por...

Gjiknuri me banorë të zonës së “Çoles”: Në Vlorë PS ka mundësi për 9 mandate

Kandidati Damian Gjiknuri, në vijimësi të takimeve që po zhvillon, u ndal pasditen e të martës në një takim me banorë të Rajonit 4. Në...

Bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, Marisa Nito paraqitet në SPAK

Marisa Nito, bashkëshortja e biznesmenit Elman Abule, i cili po hetohet në të njëjtën dosje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj është...

FIFA ‘kyçi’ një pjesë të stadiumit para Serbisë, TKZ sulmon FSHF-në: Të paaftë!

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar pas lajmit se Disiplina e FIFA-s ka "kyçur" 20 përqind të stadiumit për ndeshjen e radhës të Kombëtares, që përkon...

Droni që përplasi hetuesit e BKH-së me militantët e Kapllanajt, si nisi sherri?

Zbardhen detaje të reja nga incidenti që ndodhi mbrëmë në Fier ku u shoqëruan disa njerëz të shtabit të Agron Kapllanajt. Policia njoftoi se shërbimet...

Lajme të tjera

Web TV