Ndahen në barazim “pretendetët” Partizani-Egnatia, Skuka gjen rrjetën pas rikthimit

Nuk ka fitues në Partizani-Egnatia, teksa Teuta triumfon me tris ndaj Skënderbeut. Sfida më e fortë e javës së 22-të në Superiore, u mbyll në barazim 1-1.

Sebastian Spahiu kaloi kryesuesit në avantazh pas një ore lojë, ndërkohë që kampionët në fuqi barazuan në minutën e fundit me anë të Xhuliano Skukës.

Egnatia vazhdon të kryesojë me 10 pikë më shumë se Partizani ndjekës. Fitore jetike për Teutën. Skuadra durrsake mposhti 3-0 korçarët e drejtuar nga Gvozdenovic.

Klejdi Daci (2x) dhe Ergys Peposhi shënuan në pjesën e parë për Teutën, që më pak menaxhoi avantazhin e trefishtë. Skuadra e Edi Martinit “parakaloi” Kukësin në renditje, duke iu larguar vendit të fundit.