Mbreti Charles diagnostikohet me kancer

Mbreti Karl III është diagnostikuar me kancer, ka njoftuar Buckingham Palace. Lloji i kancerit nuk është zbuluar, por sipas një deklarate të pallatit, Mbreti filloi trajtimet e rregullta të hënën.

“Gjatë procedurës së fundit spitalore të Mbretit për zmadhimin beninj të prostatës, u vu re një çështje e veçantë shqetësuese. Testet e mëvonshme diagnostikuese kanë identifikuar një formë kanceri”, thuhet në deklaratë.

Buckingham Palace nuk specifikoi llojin e kancerit apo fazën në të cilën është./kb