PD, si parti “M-L” amerikano-latine

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

Vendin nuk mund të pretendojmë, se do ta “qeverisë” një parti e ndarë në “llokma”, pasi do ishte fatale për të ardhmen e shqiptarëve.

Ka qenë dhe mbetet në modë, funksionimi i partive politike (ndryshe nga ato në Europë) kryesisht atyre marksiste-leniniste në Amerikën Latine. E mbajmë mënd se si vinin në kongreset e PPSH, me dhjetra e qindra kryetarë partie m-l, nga Venezuela, Kosta-Rika, Argjentina, Brazili, Uruguai, Kuba, Salvadori, etjjj, dhe se si tregonin në fjalimet e tyre, veprimtarinë politike “në vendet e tyre të sunduara nga imperializmi dhe kapitalizmi”.

Duke parë rastet e shpeshta që po ndodhin në Parlamentin tonë, në Parlamentin e një vendi anetar i NATO-s, i një vendi me miqësi dhe partneritet të ngushtë me BE-në dhe SHBA-në, nga një grupim deputetësh që vetëm nga një “Parti Demokratike” nuk mund të vijnë, mendoj se po sillen njëlloj si parti m-l.

Mblidhen, ndezin flakadanë, përmbysin karrige, tavolina, ndezin zjarre në sallë, thyejnë mikrofonë, hedhin shishe me ujë drejt foltores, kryetares së Kuvendit dhe qeverisë, dhe zihen me policë e gardistë.

Ka edhe më.

Paralajmerojnë “mosbindje civile”, vajtje tek zyra e Edi Ramës, apo dhe bllokim të veprimtarisë normale të kryeqytetit. Nuk e di, çfarë mund të bëjnë më shumë në parlamentet e tyre partitë marksiste-leniniste në Amerikën Latine.

E keqja dhe problemi është se, grupimet rivale të Partisë Demokratike, nuk po e kuptojnë se po dalin përfundimisht nga “rreshtimi” si parti politike, nuk e kuptojnë se dhuna i përket një sistemi tjeter, një epoke tjeter, dhe se me dhunë vijnë në pushtet partitë që rrijnë maleve dhe fshatrave dhe ku luftojnë regjime totalitare.

Lexo edhe :  Apatia që po e sfilit vendin

Shqipëria, ka 33 e ca vjet që e ka përmbysur totalitarizmin, por kjo nuk do të thotë, se ligji nuk duhet të veprojë, dhe se askush që djeg, shkaterron, dhe nxit dhunën, nuk duhet ndëshkuar. Duke e patur në “gen” embrionin marksisto-leninist si forcë politike, PD-ja e vjeter dhe Rithemelimi, e kanë të pamundur të largohen nga tradita.

Dhuna (dhe jo logjike dhe bashkepunimi) ka qenë dhe mbetet teoria dhe praktika e asaj force politike, që nuk e di, pse e ka emrin “Demokratike”.

Duke mos ngjasuar dhe patur lidhje fare me funksionimin normal të partive simotra në Europë, duket se Partia Demokratike apo tre grupimet e saj, e kanë të pamundur të rizgjohen, ti “thërrasin mëndjes” sa nuk është vonë, pasi zgjedhjet e reja po afrojnë.

Deri tani, shanset që tre grupimet respektive të PD, të marrin numrin e duhur të deputetëve që morën në zgjedhjet e kaluara, janë zero. Vendin nuk mund të pretendojmë, se do ta “qeverisë” një parti e ndarë në “llokma”, pasi do ishte fatale për të ardhmen e shqiptareve.

Kjo PD, apo kushdo tjetër brënda saj, që synon të fitojë zgjedhjet në 2025 apo 2030, duhet ta kuptojë se, pa unifikim mendimi, veprimi, pa liri dhe demokraci të brëndshme, pa një lidership të përgjegjshëm,dhe pa hequr dhunën nga teoria dhe praktika e saj, kurrë nuk merr shumicë votash nga shqiptaret./ S.M

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV