“S’ka telefonata jashtë orarit të punës”/ ky shtet po injoron kërkesat e shefave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punonjësit mund të ankohen nëse ndjejnë se po marrin mesazhe të paarsyeshme jashtë orarit të punës

Australianët po mbështesin ligjet e reja të propozuara nga kryeministri Antony Albanese që do t’u japë punëtorëve të drejtën për të injoruar thirrjet dhe mesazhet nga shefat e tyre jashtë orarit të punës.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga emailet dhe telefonatat në mes të natës. Të dy fëmijët e mi janë gjithashtu avokatë, kështu që ata punojnë me orë të gjata dhe shpesh ata marrin mesazhe që vijnë gjatë natës. Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz.”

Në përgjithësi ideja që t’i mund ta fikësh telefonin kur  mbaron orarin e punës dhe kur shkon në shtëpi  dhe je duke bërë gjërat e tua tuaja gjatë fundjavës ose kur  je pushim,  është diçka shumë e mirë dhe e arsyeshme për mua.”

Qeveria australiiane thotë se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.

Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për të fikur telefonat e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Gjermani dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian./O.S

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV