Dhoma e Senatit në Itali ka shtyrë për në 14 shkurt votimin për marrëveshjen e emigrantëve mes Italisë dhe Shqipërisë.
Protokolli Itali – Shqipëri mbi bashkëpunimin në fushën e emigracionit, ishte parashikuar të votohej në datën 7 shkurt por senatorët e Komisioneve të Çështjeve Kushtetuese, Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes i kanë kërkuar kryesisë së Senatit më shumë kohë në dispozicion për të ekzaminuar këtë marrëveshje.
Data 8 shkurt ishte afati i fundit për dorëzimin e amendamenteve të propozuara nga senatorët që kanë kërkuar dhe një dëgjesë në video konferencë me ambasadorin Italian në Tiranë, Fabrizio Bucci për një vlerësim diplomatik të tij mbi këtë marrëveshje dhe mbi perceptimin e saj nga publiku shqiptar.
Për momentin data e përcaktuar për të mbërritur në Dhomën e Senatit, i cili është dhe hapi i fundit për ta bërë të ligjshme marrëveshjen Itali-Shqipëri mbi kampet e emigrantëve në Shëngjin e Gjadër, mbetet 14 shkurti 2024./ S.M