Leipzig-Real Madrid mbyllet me rezultatin 0-1, me “Los Blancos” që dolën fitues në një sfidë goxha e luftuar.
Vendasit gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 2’, por goli i Sesko u anulua për pozicion të parregullt pas verifikimit në VAR, teksa pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola.
Goli i vetëm i këtij takimi të parë mes Leipzig dhe Real-it u shënua në minutën e 48’ nga Brahim Diaz që i dha triumfin skuadrës së Ancelotti-t.
https://twitter.com/totalcristiano/status/1757511973380522124?s=46&t=IwIgv0cvEn_E5zmj6z4PwA