Champions League/ Lazio pret Bayernin në “Stadio Olimpico”, formacionet zyrtare

Lazio pret Bayern Munichun në “Stadio Olimpico” në kuadër të rrethit të fazës së 1/8 në Ligën e Kampionëve.

Italianët arritën në këtë fazë si të dytit e grupit, ndërsa gjermanët si lider në grupin e tyre.

Para tri vitesh këto dy skuadra ishin takuar në fazën e njëjtë ku bavarezët kishin kaluar tutje me rezultat të përgjithshëm 6-2.

Për këtë ndeshje Murizio Sarri ka vendosur të luajë me emra si Isaksen, Immobile dhe Felipe Anderson.

Në anën tjetër, Thomas Tuchel do të luajë në sulm me Sané, Müller, Musiala dhe Kane.

Formacionet zyrtare:

Lazio: Provedel; Marusic, Gila, Romagnoli, Hysaj; Guendouzi, Vecino, Luis Alberto; Isaksen, Immobile, Felipe Anderson

Bayern Munich: Neuer; Mazraoui, Kim, Upamecano, Guerreiro; Kimmich, Goretzka; Sané, Müller, Musiala; Kane