Nju Jorku padit TikTok, Facebook dhe YouTube për dëmtim të shëndetit mendor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qyteti i Nju Jorkut po padit TikTok, Facebook dhe YouTube për “dëmtim të shëndetit mendor të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

Sipas aktakuzës, Meta, Snap, ByteDance dhe Google kanë “ndërtuar dhe tregtuar me vetëdije platformat e tyre për të tërhequr, kapur dhe varur të rinjtë”.

Kjo nismë kujton padinë e ngritur në 2022 në Kaliforni.

Në fillim të këtij muaji, drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg dhe shefat e TikTok, Snap, X dhe Discord u morën në pyetje për gati katër orë nga senatorët e SHBA. Ligjvënësit donin të dinin se çfarë po bëjnë për të mbrojtur fëmijët në internet.

Zuckerberg u kërkoi falje familjeve që thonë se fëmijët e tyre janë dëmtuar nga rrjetet sociale, gjatë një seance në Senatin amerikan.

“Më vjen keq për gjithçka që keni kaluar, është e tmerrshme. Askush nuk duhet të kalojë nëpër gjërat që kanë vuajtur familjet tuaja”, u shpreh Zuckerberg, i cili drejton Instagramin dhe Facebook-un./   S.M

Të fundit

PAMJE APOKALIPTIKE: Uji vërshon nga mali në fshatin indian, merr përpara gjithçka!

Katër persona kanë vdekur, dhjetëra të tjerë dyshohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja dhe nëntë personel ushtarak...

Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete!

Nga Artan Fuga Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri. Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në...

Kufijtë doganorë për udhëtarët, rregullat dhe vlerat maksimale të mallrave pa taksa

Udhëtarët që hyjnë në territorin shqiptar mund të sjellin me vete mallra për përdorim vetjak ose në formë dhurate, pa detyrime doganore, duke respektuar...

La çelësat në kutinë postare/ I vjedhin 1 milion euro teksa ishte me pushime

Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka...

1945 – Apokalipsi në Hiroshima: kur njerëzimi kaloi pragun atomik

Më 6 gusht 1945, ora shënonte 8:15 të mëngjesit në qytetin japonez të Hiroshimës, kur një dritë verbuese, pasuar nga një shtytje e tmerrshme...

Lajme të tjera

Web TV