Normat e interesit vijojn të rriten/ Bankat shtrenjtuan me 0.3 % normën e huadhënies

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Normat e interesit vijuan të rriten prej bankave deri në fund të vitit 2023. Pavarësisht kësaj raportohet dhe një numër i shtuar i kontratave të firmosura për huamarrje ku blerja e apartamenteve dhe investimet e bizneseve të mëdha morën pjesën më të madhe të buxhetit

Ne tremujorin e fundit të vitit të shkuar normat e interesit shënuan sërish rritje, edhe pse sipas bankës së Shqipërisë në një nivel jo shqetësues. Sipas të dhënave të fundit për blerjen e apartamentit huaja u rrit me 0.3 për qind duke shkuar në 4.4.

Shtrenjtimi nuk ka sjellë ulje të kërkesës. Përkundrazi në dokumenti thuhet se kërkesa dhe miratimi I tyre vazhdon të jetë me ritme të larta, duke treguar një situatë optimiste. Ndryshe nga më parë një tren rënës ka treguar huadhënia në euro, duke rënë me po me 0.3 për qind.

Edhe bizneset kanë vazhduar të kërkojnë financime për investime apo për blerje të reja. Banka e Shqipërisë thotë se në këtë rast norma e interesit është rritur për shumat e mëdha nga mbi 35 milionë lekë.

Por bankat nuk kanë ndryshuar politikat sa i përket huave të kërkuara nga bizneset e vogla dhe të mesme.

Në këtë rast stimulimi i ekonomisë sipas bankës së Shqipërisë vazhdon të jetë në rritje duke ndikuar edhe në ekonominë shqiptare. Përballë kësaj situate Banka shton se ka vendosur te mbaje te pandryshuar edhe kriteret e kreditimit./E.T

Të fundit

Plagosi nënën me thikë, gjykata vendos shtrim në spital psikiatrik për 25- vjeçarin

Gjykata e shkallës së parë në Dibër ka pranuar kërkesën dhe ka vlerësuar si të ligjshëm arrestin në flagrancë...

Çfarë po ndodh me Euron? Monedha europiane ‘fundoset’më tej

Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit...

Nga partia te “non grata”, si ndryshoi kontrata e lobimit të PD në SHBA

Lidhja e kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA ishte një moment që në fushatën për parlamentaret e 11 majit, Sali Berisha u...

Neymar synon pjesëmarrjen në Botërorin 2026, sulmuesi brazilian shkëlqen me Santosin

Neymar dëshiron ende që të kontribuojë për Brazilin. Sulmuesi i njohur, i dërgoi një mesazh mjaft të qartë trajnerit Ancelotti, menjëherë pas ndeshjes që...

Specialist i shquar i naftës dhe Doktor Shkencash, Arqile Pipa ndërron jetë në Amerikë

Arqile Pipa, një nga specialistët shqiptar më të dalluar të naftës dhe gazit, ka ndërruar jetë në moshën 72 vjeçare në Amerikë. Lajmin e...

Lajme të tjera

Web TV