Pavarësia e Kosovës/ Basha: Një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha uron Kosovën në 16-vjetorin e Pavarësisë. Më anë të një postimi në rrjetet sociale kreu i PD-së e quan një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.

Mesazhi i plote
Gëzuar Pavarësinë Kosovë!
17 shkurti i vitit 2008 është padyshim një nga ngjarjet më të rëndësishme për shqiptarët që kurorëzon sakrificën shekullore të gjysmës së kombit për liri dhe pavarësi.

Në këtë ditë të çmuar kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë kombëtare komandantin legjendar të UÇK Adem Jasharin, arkitektin e Pavarësisë presidentin Ibrahim Rugova dhe mijëra bij e bija të Kosovës që sakrifikuan jetën e tyre për në altarin e lirisë së Kosovës.
Jemi krenarë për zhvillimin dhe progresin që Kosova ka arritur në këto 16 vite. Ajo sot ka ende sfida përpara, por jam i bindur se me vendosmërinë, përkushtimin dhe pjekurinë e lidershipit politik të Kosovës në bashkëpunim dhe me mbështetjen e partnerëve strategjikë, SHBA, BE, Britanisë së Madhe, do t’ia dalë me sukses për të ndërtuar një shtet të fortë, të zhvilluar dhe të integruar në institucionet ndërkombëtare dhe euroatlantike.

Kjo është një ditë shumë e veçantë edhe për mua personalisht dhe atë pjesë të familjes sime që si mijëra të tjera u dëbuan nga trojet e tyre. Jam i lumtur për çdo ditë që i’a kam dedikuar çështjes së Kosovës dhe falenderoj Zotin që ma ka dhënë mundësinë për ta bërë këtë edhe si një amanet i përcjellë brez pas brezi, sikundër sa të kem forcë dhe mundësi do të jem në krah të Kosovës për të ndihmuar në suksesin e saj.
Gëzuar Kosovë e shtrenjtë! Gëzuar shqiptarë kudo në botë!/   S.M

Të fundit

Kancelari Merz për BBC: Europa të bëjë më shumë për mbrojtjen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz pranon kritikat e Presidentit Trump për mungesën e fondeve nga Europa për sigurinë e përbashkët....

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në këtë vend, ja arsyeja

Aplikacioni për mesazhe, WhatsApp mund të bllokohet shumë shpejt në Rusi, teksa ligjvënësit ashpërsojnë kufizimet ndaj platformave digjitale prej “shteteve armiqësore”. “Është koha që WhatsApp...

Donald Trump lumturohet për “pushimin nga puna” të gazetarit kritik me të

Presidenti Donald Trump ka gjetur kohë në ditën e tij të ngjeshur për të duartrokitur vendimin e CBS News për të mbyllur “The Late...

Zgjedhjet e 11 majit/ Prokuroria e Elbasanit kërkon pamjet nga disa qendra votimi

Prokuroria e Elbasanit është duke kryer një hetim në lidhje me zgjedhjet e 11 majit. Prokuroria ka kërkuar nga KQZ që të marrë pamjet filmike...

Nën “radarin” e disa klubeve evropiane, Barça insiston për rikthimin e Xavi Simons

Barcelona ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Xavi Simons, duke eksploruar mundësinë e transferimit të mesfushorit holandez në “Camp Nou”. 21-vjeçari aktualisht është i...

Lajme të tjera

Web TV