Bologna nuk ndalet as përballë Lazios. Skuadra emiliane triumfoi 1-2 në “Olimpico”, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin Champions League.
Vendasit e nisëm mirë ndeshjen. Immobile shënoi, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Kapiteni dhuroi një asist më pas, që u shndërrua në gol nga danezi Isaksen.
Gjithsesi, një gafë e portierit Provedel solli golin e barazimit 6 minuta përpara fundit të pjesës së parë. El Azzouzi nuk gaboi.
Lazio rikthehet me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions, ndërkohë që Bologna ndan vendin e katërt me Atalantën (-1).