BSH: Forcimi i lekut “faktor kyç” në uljen e inflacionit edhe për këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Forcimi i lekut përballë valutave e kryesisht ndaj euros dhe dollarit pritet të ketë rol të rëndësishëm në reduktimin e inflacionit edhe për këtë vit, i cili pritet të zbresë në 3% brenda 2024-ës.

Banka e Shqipërisë gjykon se kursi aktual i këmbimit ku euro po këmbehet afër 104 lekë dhe dollari pranë 96 lekë do të vazhdojë në këto nivele përgjatë gjithë vitit, e që do të ketë ndikim pozitiv në ulje të mëtejshme të inflacionit.

Po ashtu në raportin e Politikës Monetare thuhet se pritshmëritë për ulje të inflacionit mbështeten tek reduktimi i kërkesës për mallra dhe balancimi i tregut të punës.

“Inflacioni pritet të vijojë të bjerë gjatë vitit 2024, duke pasqyruar pritjet për një ecuri më të balancuar midis kërkesës dhe ofertës në ekonomi, balancë e cila do të mundësojë një kontroll më të mirë mbi kostot e prodhimit dhe marzhet e fitimit. Paralelisht me të, rënia graduale e inflacionit në partnerët tanë tregtarë dhe ecuria e qëndrueshme e kursit të këmbimit pritet të reduktojnë më tej presionet e huaja inflacioniste”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.

Forcimi i lekut bën të mundur, që mallrat e importit të mos kushtojnë shumë në tregjet e vendit, për shkak se konvertimi i valutave në lekë ka qenë mbi 10% më i ulët vjet se në 2022.

Por nga ana tjetër, kursi i këmbimit është shkaku i tretë kryesor sipas Bankës së Shqipërisë që ka ndikuar në rënien e eksporteve.

“Rënia e eksportit të mallrave gjatë vitit 2023 u diktua nga një kombinim negativ faktorësh: ecurisë jo të mirë ekonomike të partnerit tonë kryesor tregtar, rënies së çmimeve të lëndëve të para në tregjet ndërkombëtare, si dhe forcimit të kursit të këmbimit, i cili redukton më tej të ardhurat e eksportuesve të pambrojtur nga rreziku i kursit të këmbimit”, thuhet në raport.

Lexo edhe :  Muaji gusht fundosi më shumë euron, u këmbye me 97.2 lekë

Eksportet e mallrave përgjatë vitit 2023 u ulën me 9.5% dhe arritën në vlerën 440 miliardë lekë, po ashtu me 8.2% u ul edhe vlera e importeve, pasi bizneset vendase kanë blerë jashtë vendit produkte me vlerë 873 miliardë lekë./O.S

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV