Rithemelimi proteston në Tiranë, kryeministri Rama pritet me ceremoni solemne në Ankara

Me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë në Turqi.

Ai është pritur nga Presidneti Erdogan. Pas shtrëngimit të duarve, kreu i qeverisë shqiptare së bashku me kreun e shtetit në Turqi nderuan himnin kombëtar shqiptar dhe atë turk.

Më herët, kreu i qeverisë zhvilloi një vizitë në në mauzoleumin e Mustafa Kemal Ataturkut, ku nderoi figurën e reformatorit të madh, lider i Luftës Turke për Pavarësi, si dhe themelues e President i parë i Republikës së Turqisë./  S.M