Ka nisur në selinë rozë mbledhja e drejtuesve të qarqeve.
Të parët që kanë mbërritur në mbledhje kanë qenë kryeministri Edi Rama , kryebashkiaku Erion Veliaj, ministri Ulsi Manja dhe ish ministri Damian Gjiknuri.
Gjatë mbledhjes do të sidkutohet për riorganizmin e partisë në bazë.
Në asamblenë e PS-së të mbajtur pak ditë më parë, e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, Rama pati rezerva për strukturën e PS-së në Kavajë.
Rama i kërkoi kryebashkiakut Erion Veliaj dhe deputetit Etjen Xhafaj që të raportojnë emrat e anëtarëve dhe drejtuesve socialistë që nuk kanë plotësuar objektivat në Bashkinë e Kavajës.
Po ashtu ai ka shprehur pakënaqësi dhe rezerva për performancën e ish-ministrave, të cilët pasi janë larguar nga postet kanë zbehur angazhimin e tyre./ S.M