Digjet Australia, mijëra zjarrfikëse e dhjetra avionë në ‘luftë’ me flakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mijëra banorëve u kërkohet të evakuohen

Më shumë se dy mijë banorë janë urdhëruar të evakuohen nga qytetet në perëndim të shtetit Victoria të Australisë për shkak të zjarreve që kanë dalë jashtë kontrolleve. Autoritetet australiane u bënë thirrje banorëve në qytetet Raglan dhe Beaufort dhe ata që banojnë në zonat përreth, që të evakuohen.

Kryeministrja e shtetit të Viktorias, Jacinta Allan, tha se më shumë se 1000 zjarrfikës, të ndihmuar nga 24 avionë dhe më shumë se 100 automjete po luftojnë me flakët. Shumë banorë janë të shqetësuar për situatën.

“Gruaja tashmë është evakuuar, vajza ime dhe bashkëshorti i saj kanë marrë fëmijët. Unë sapo e çova biçikletën time në Beaufort. Por as atje situata nuk duket shumë e mirë”, shprehet një banor.

Një pjesë e madhe e shtetit është në gatishmëri të lartë për shkak të zjarreve të tjera të mundshme që mund të shkaktohen në orët në vijim. Zjarret janë si pasojë e temperaturave të larta në vend./O.S

Të fundit

I grabiti telefonin dhe portofolin qytetarit në plazh, 28-vjeçari në pranga

Policia e Durrësit ka arrestuar një 28-vjeçar pasi grabiti me dhunë një qytetar në rrugë në lagjen nr. 13...

“Mbappe lojtar i madh, por nëse luan kundër Parisit…”

Presidentit të Paris Saint-Germain, Nasser Al Khelaifi, i është rikthyer buzëqeshja. Ai ka plot arsye për të qenë i lumtur, sepse skuadra parisiene është...

Lajm i mirë! Shqipëria hedh një hap tjetër drejt BE-së

Shqipëria ka shënuar një tjetër moment të rëndësishëm në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të 27...

“Detanta” SHBA-Kinë, arrihet marrëveshja për eksportet kineze

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë kanë bërë të ditur se kanë rënë dakord për një kornizë për të rikthyer situatën tregtare përpara vendosjes së tarifave...

Tijjani Reinders prezantohet tek City: “Ky është një nga klubet më të mëdha në botë”

Tijjani Reijnders ka ndarë emocionet e tij pas përfundimit të transferimit nga AC Milan te Manchester City. Sot (e mërkurë), mesfushori 26-vjeçar i kombëtares...

Lajme të tjera

Web TV