Hakan Calhanoglu: “Jam mesfushori më i mirë në rolin tim, pastaj vjen Rodri dhe Kroos”

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri i Interit të Simone Inzaghit, që po funksionon për mrekulli gjatë këtij sezoni.

Muaj më parë u shpreha se jam ndër pesë regjisorët më të mirë në botë, por askush nuk më besoi. Gjithsesi, unë kam besim të madh te vetja, i njoh cilësitë e mia dhe nuk kam frikë nga askush.

Askush nuk i shënon golat që realizoj unë. Unë nuk shënoj gola nga një metër larg, por nga shumë larg. Si nga goditjet e dënimit. Unë bëj gjëra të vështira dhe të komplikuara.

Pesë më të mirët në rolin tim? Hakan Calhanoglu vjen i pari… Më pas me radhë: Rodri, Toni Kroos, Kimmich dhe Enzo Fernandez.