Një makinë që mban trupin e Alexei Navalny ka mbwrritur në kishën e Moskës ku do të mbahet ceremonia e lamtumirës së tij. Ceremonia është planifikuar të fillojë në orën 14:00 me orën lokale.
Navalny vdiq më 16 shkurt në koloninë penale në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht./kb