PD: Në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes

 Partia Demokratike ka lëshuar një lumë me akuza në drejtim të qeverisë Rama se tenton të heqë vëmendja nga situata e vështirë ekonomike, duke bërë samite. Në një dalje për mediat, Oriola Pampuri theksoi se në 11 vite të qeverisjes së Edi Ramës, është përkeqësuar mjedisi i sipërmarrjes, mungon konkurrenca e meritokracisë, përqasje ndaj shtresës së mesme jo stimuluese. “Përtej tam-tameve përgjatë kësaj jave dhe protagonizmit të Edi Ramës në rolin e ri tashmë të organizatorit të eventeve ndërkombëtare, qartazi i është larguar plotësisht qeverisjes normale të vendit dhe nuk adreson problemet reale të qytetarëve.

Këtë e tregon situata ekonomike e familjeve, sipërmarrjes, fermerëve, të rinjve e pensionistëve të vendit. Në dy dekadat e fundit popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme të shpejta, gati dy herë më shumë se norma mesatare e plakjes së popullsisë në vendet e BE. Plakja e shpejtë e popullsisë, e cila përko n me numrin e lartë të personave që mbushin moshën e pensionit nga njëra anë dhe norma e punësimit në vend në ritme mjaft të ulta nga viti ne vit nga ana tjetër, gjë që po e çon drejt ezaurimit të plotë të raportit të zëvendësimit midis kontribuesve dhe përfituesve të pensioneve.

Aktualisht norma e zëvendësimit është 1.1 kontribues për pensionist, ndërkohë që një dekadë më parë ishte 1.4. Por Shqipërisë gjithnjë e më shumë po i largohen përfundimisht me dhjetra e mijëra qytetarë duke vendosur të marrin një shtetësi të huaj. Sipas EUROSTAT  në dy dekada 604 mijë shqiptarë kanë marrë një nënshtetësi të vendeve të BE, nga ku vetëm në dekadën e fundit (2013-2022) janë rreth gjysëm milionë shqiptarë. Shqipëria shënon po ashtu numrin më të lartë të papunësisë tek të rinjtë, mbi 32%”, tha ajo