Tre mandate në krye të qeverisë, dy prej të cilëve me shumicë qeverisëse të konfirmuar, duket se nuk ia kanë zbehur kryeministrit Edi Rama dëshirën për të drejtuar Shqipërinë edhe për 4 vite të tjera. Nga Elbasani, ku ka marrë pjesë në një mbledhje me dy organizata të Partisë Socialiste, atë urbane dhe rurale ai ka kërkuar minimalisht në çdo organizatë.
Edhe kreu i PS-së Tiranë Erion Veliaj është i pari që ka filluar fushatën e anëtarësimit, pasi Rama i tërhoqi vëmendje në Asamblenë Kombëtare. Edhe dje 200 anëtarë të rinj i janë bashkuar Partisë Socialiste në Njësinë 4 dhe Drejtuesi Politik për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i Bashkisë shprehu falënderimet e tij për të gjithë ata që zgjodhën të jenë pjesë e familjes së madhe socialiste.
Veliaj tha se ndihet krenar që Partisë Socialiste po i bashkohen të rinj të talentuar, që kanë ide për të ardhmen. “Një nga gjërat që më ka shijuar më shumë në të gjithë këtë tur, është fakti sa çuna dhe goca të shkëlqyer janë bashkuar me PS. Si ka mundësi, u them kolegëve nga bindje të tjera, që të gjithë Presidentët e gjimnazeve janë me PS? Të gjithë studentët me 10-ta janë me PS.
Të gjithë janë të mirëpritur, por fakti se më të mirët, më punëtorët, më të talentuarit, më të dalluarit bëhen me PS, është një kompliment më i madh. E di pse? Sepse i miri shkon te i miri, punëtori shkon te punëtori, i ndershmi shkon te i ndershmi, ai me zemër të madhe, shkon te tjetri me zemër të madhe”, tha Veliaj.
Më i miri, nënvizoi Veliaj, nuk mund ta ndalë vrapin dhe rrugën e hapur drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, Tirana ishte Qyt eti Europian i Sportit dhe do të jetë vitin tjetër Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Edi Rama sjell të gjithë liderët e Europës në Tiranë. Sekretari i Shtetit Amerikan erdhi në të njëjtin muaj me Presidentin Zelensky.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër na ka ngritur kokën lart, ne jemi nga ai vendi që po ndryshon jashtë mase dhe është bërë model për gjithë rajonin tonë. Teoritë e disave janë qesharake, është si t’i thuash Luiza Gegës: “O goce, boll me gjithë këto medalje. Boll se na zuri gjithë kjo shpejtësi, ule një çikë, të fitojë edhe ndonjë tjetër”. Po a mund ta thotë dikush diçka të tillë? Do ishte komplet qesharake. I thua dot një kompioneje, “ule gazin se nuk po fiton asnjë tjetër medalje”?! Duket qesharake, t’i thuash fitimtarit, të shpejtit, të aftit, të talentuarit, të pëlqyerit nga publiku, lëre këtë punë që të vijë tjetri”, tha Veliaj.