Të ditur që nuk dinë të mendojnë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Irena Beqiraj

Besoj, çdo njëri nga ne mund të ketë njohur njerëz jashtëzakonisht të ditur dhe jashtëzakonisht racionalë, por që shpeshherë mund të jenë shfaqur indiferent ndaj të vërtetës, në mohimin e gabimeve të tyre, paragjykues, arrogantë, apo lehtësisht të dekurajueshëm, frikacakë, shpërfillës, narcisistë dhe të prirur ndaj çdo lloj teprimi, duke treguar kështu se nuk janë në gjendje të mendojnë.

Pak njerëz e dinë se çfarë do të thotë të mendosh. Sepse, shpesh aftësia për të menduar ngatërrohet me aftësitë njohëse ose me diturinë.

Sipas psikologut Barry Schwartz “arti i të menduarit ka një dimension themelor, moral”.

Ndërsa sipas Tom Chatfield, autor i librit “Si të mendosh”, përtej aftësive njohëse arti i të menduarit kërkon zotërimin e  kuriozitetit si vyrtyt qëndror intelektual. Kurioziteti nënkupton njëfarë përulësie, pasi ai është një mënyrë e të pranuarit se ka diçka që nuk e di apo nuk e kupton. Kurioziteti nënkupton mendje të hapur, dëshirë për vetpërmirësim, dhe është arma mbrojtëse më e mirë ndaj anëshmërisë.

 

 

Për më tej, thelbi i ndryshimit midis aftësive njohëse edhe artit të të menduarit formëson ndryshimin midis arsimimit dhe edukimit.

Ndërsa arsimohemi kur mësojmë si të përdorim faktet, logjikën, mjetet sasiore etj, përsosim qartësinë tonë analitike, edukohemi kur mësojmë si të mendojmë, aftësi që e fitojmë vetëm kur përvetësojmë virtyte intelektuale edhe morale.

A duhet të besojmë se profesorët e universitetit janë të trajnuar për t’u mësuar studentëve guximin, përulësinë, dashurinë për të vërtetën, apo ndonjë virtyt tjetër që nevojitet për të menduar?

Nëse jo profesorët e universiteteve, atëherë kush? Prindërit, mësuesit e shkollave fillore e të mesme? Apo media?

Lexo edhe :  Pse autostrada Tiranë–Durrës është më e frikshme se ajo nga Kievi në Moskë?

Në shekullin e Inteligjencës Artificiale, rrezikojmë “të përmbytemi nga “të diturit” që nuk dinë si  të mendojnë. Ndaj para cdo prindi a mësuesi të çfarëdo niveli qoftë, nga ai parashkollor deri tek ai universitar, ka vetem një sfidë: të dimë të edukojmë, jo thjesht të përpiqemi të arsimojmë./e.t

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV