Begaj uron besimtarët për nisjen e Ramazanit: Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju

Presidenti Bajram Begaj ka dërguar një mesazh urimi të gjithë besimtarëve myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shprehet se uron që durimi dhe pastrimi shpirtëror ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme dhe të udhëhequr nga e drejta.

“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit.

Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia.

Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, shkruan Begaj./   S.M