Dhëmbë të prishur dhe të thyer, e dini ç’kuptim kanë kur i shihni në ëndërr?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhëmbët në ëndërr zakonisht lidhen me shëndetin tuaj ose të një personi që është i shtrenjtë për ju. Besohet se simbolizojnë mërzi, dhimbje, fatkeqsi, sëmundje, humbje e deri vdekje. Nuk mungojnë edhe shpjegimet pozitive për shfaqjen e dhëmbëve në ëndërr, si arritja e një zgjidhjeje, fundi i një faze apo problemi tepër të vështirë.

DHËMBËT E SHËNDETSHËM në ëndërr nuk konsiderohen shenjë e mirë, pavarësisht nëse ju shfaqen dhëmbët tuaj apo të të tjerëve. Kur shihni në ëndërr sikur keni dhëmbë të shëndetshëm, kjo tregon se do të dëgjoni lajme të këqija ose se do të përballeni me disa probleme shëndetësore. Kur ju shfaqen dhëmbët e dikujt tjetër, kuptimi është i njejtë, por tregon se me një situatë të keqe do të përballet personi që ju shfaqet në ëndërr. Nga ana tjetër, një ëndërr e tillë tregon se ai person ndihet i rrezikuar, mbase edhe prej jush.

Kur në ëndërr qeshni shumë dhe dhëmbët tuaj të shëndetshëm dalin në pah, kjo tregon se jeni krenarë me veten dhe se vlerësoni të gjitha talentet dhe aftësitë tuaja.

DHËMBËT E PRISHUR parashikojnë në përgjithësi probleme financiare dhe të natyrës materiale. Parashikojnë po ashtu probleme në marrëdhënie dhe në komunikimin me të tjerët. Kujdes me kë flisni dhe kujt i besoni. Ndonjëherë, dhëmbët e prishur që shfaqen në ëndërr tregojnë se keni shokë të rremë ose njerëz që duan t’ju shfrytëzojnë.

Po ashtu dhëmbët e prishur parashikojnë debate, konflikte dhe humbje. Këshilla më e mirë është që pasi shihni në ëndërr dhëmbët e prishur, të bëni kujdes dhe të shmangni çdo përballje në një të ardhme të afërt. Kur shihni një tjetër person që ka dhëmbë të prishur, kjo tregon se të gjitha problemet që u përmendën më lart, do t’i ndodhin personit që ju shfaqet në ëndërr.

Lexo edhe :  Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

DHËMBI I THYER në përgjithësi nuk është shenjë e mirë. Çdo gjë që thyhet, gjithmonë lidhet me ndjenja intensive. Kjo ëndërr mund të përfaqësojë emocione ose ndjenja rraskapitëse, të cilat duam t’i ndrydhim. Dhëmbët e thyer lidhen me ndjenja të forta tonat, pavarësisht nëse dhëmbët e thyera janë tonat apo të personave të tjerë./E.Ç

Të fundit

Arabia Saudite nis ndërtimin e aeroportit më të madh në botë, do hapet në 2030

Arabia Saudite ka nisur ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Mbretit Salman, i cili pritet të jetë më i madhi...

Marrëdhënia e njeriut me vdekjen, ekzekutimi i parë në karrige elektrike

6 gusht 1890 Nga Leonard Veizi Njeriu është qenie e vetëdijshme për vdekjen. Ai nuk e përjeton vdekjen vetëm në fund, por e mendon gjatë gjithë...

Shkenca ngre alarmin: Tokës po i mbaron oksigjeni më shpejt nga sa mendonim

Oksigjeni është jetik për ekzistencën tonë, por për sa kohë do të vazhdojë të na mbështesë? Një studim i ri i realizuar nga shkencëtarë të...

Çështja “Bankers”, Apeli merr sot vendimin për masat e sigurisë

Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e sotme vendimin për masat e sigurisë ndaj zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të arrestuar për evazionin...

Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e me vranësira mesatare e hera-herës deri...

Lajme të tjera

Web TV