Riorganizimi i partisë/ Rama vijon takimet në Shkodër, çfarë pritet të diskutohet

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot takimet në Shkodër.

Kreu i qeverisë po zhvillon në lagjen “Xhabiej” një takim me dy organizata të Partisë Socialiste të kësaj zone, takim që mbahet në kuadër të riorganizimit të PS dhe anëtarësimet e reja.

Kryeministri shoqërohet nga kryetari i bashkisë Shkodër Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni dhe deputetët e PS Agron Çela, Edona Bilali dhe Frrok Gjini si dhe kryetari i bashkise Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Në pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Senad Nikshiqi , shihet se Rama bën foto edhe me një vogëlushe./e.t