Kush është gruaja më me ndikim në botë për 2024

Për të dytin vit radhazi, gazeta prestigjioze britanike “The Independent” ka publikuar listën e grave më me ndikim, një listë e përbërë nga 50 zonja e zonjusha nga fusha e artit, politikës, biznesit, medias, sportit etj. Lista e “The Independent” me 50 gratë më të fuqishme apo më me ndikim në botë për këtë vit u publikua në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Nëna e nxënëses së vrarë Brianna Ghey është zgjedhur si gruaja më me ndikim e “The Independent” për vitin 2024.

Ghey u vu në qendër të vëmendjes vitin e kaluar pasi vajza e saj transgjinore 16-vjeçare Brianna u godit me thikë për vdekje nga dy adoleshentë të cilët e joshën atë në një park pranë Warrington në Cheshire. 37-vjeçarja, e cila ka nisur fushatën që nga vrasja tragjike, tani po lufton për kontrolle më të mëdha në mediat sociale të të rinjve dhe për të siguruar më shumë mbështetje për shëndetin mendor në shkolla.

Në këtë listë, “The Independent” ka përfshirë edhë këngëtaren me origjinë shqiptare Dua Lipa, e cila është në kulmin e suksesit të saj me këngët e njëpasnjëshme hit.

28 vjeçarja pati shpërthimin e saj në karrierë në moshën 25-vjeçare. Ajo dhe familja e saj u zhvendosën në Britani të Madhe pas luftës në Kosovë që i detyroi të largoheshin.

Më herët, Dua Lipa ka kritikuar politikat qeverisëse që kanë të bëjnë me migracionin, ndërsa së fundmi ka bërë thirrje për armëpushim në Gaza.

Në top 10 janë portierja e Lionness, Mary Earps, prezantuesja televizive Kate Garraway, kancelarja Rachel Reeves dhe fituesja e çmimit Brit, Raye./E.Ç