Analisti Fitim Zekthi thotë se Gazment Bardhi është një aktor minor në politikë, i cili po i shërben Sali Berishës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Zekthi u shpreh se me veprimet e tij politike, Bardhi është konsumuar më shumë se Edi Rama dhe Sali Berisha.
“Jo fare, ai është nje aktor minor aty, Kjo është negociate e Sali Berishës, është dëshmi e përpjekjeve të Sali Berishës për të kontrolluar opozitën shqiptare.
Bardhi i shërben kësaj lloj skeme. Gaz Bardhi mendoj se me lëvizjet politike që ka bërë është konsumuar më shume politikisht se Rama dhe Berisha në 30 vite. Kaq bërë veprime politike aq shumë karamboleske, aq shumë spërdredhje.
Nga njeri që akuzon Berishën për vrasës, që akuzon Berishën se është babai i Xenit, dhe nga një njeri që ka akuzuar Nokën për vjedhës të një vile 700 mijë euro, te njeriu që thotë unë me këta do rregulloj Shqipërinë, ai ka një rol minor.
Arsyesja se pse i shërben, unë nuk e di. Besoj se nuk ia vlen të flasim fare për rolin politik të Gazment Bardhin”, theksoi ai./ S.M