Ditëlindja e Parkut të Vjosës, Rama: Po kthehet në kartvizitën më të vyer të Shqipërisë

Teksa bëhet 1 vit nga shpallja e Lumit Vjosa, Park Kombëtar, kryeministri Edi Rama thotë se tanimë po krijohet një park unik që po kthehet në kartvizitën më të vyer të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka ndarë pamje nga Parku Kombëtar i Vjosës.

“Ditëlindja e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Një vit më parë i dhamë Vjosës statusin më të lartë të mbrojtjes, lumit të fundit të egër në Europë duke nisur krijimin e një parku unik që po kthehet në kartvizitën më të vyer të Shqipërisë sonë|, shkruan Rama në Facebook./kb