Boronica me përmasat më të mëdhaja në bot, hyn në rekordet Guinness

Një fermë në Australi ka shënuar rekord për boronicën më të madhe në botë me përmasa sa një top ping-pongu.

Ekzemplari është thuajse 4 cm i gjerë dhe peshon 20.4 gramë, rreth 10 herë më shumë se një boronicë e zakonshme.

Rekordi më parë mbahej nga një boronicë 16.2 gramë në Australinë perëndimore.

Boronica i përket një varieteti të ri të zhvilluar nga Costa Group për të plotësuar kërkesat e klientëve për boronica më të mëdha. Brad Hocking thotë se nga ky varietet përftohen gjithnjë fruta të mëdha, por kushtet për rritjen e tyre kanë treguar një ndryshim të habitshëm gjatë mbledhjes së tyre. Punonjësit vunë re disa boronica të mëdha, por u habitën kur i peshuan.

“Deri në momentin që i vumë në peshore nuk e kishim kuptuar se ç’gjetëm. Fruri që shënoi rekord ishte sigurt më i madh, por mblodhëm edhe 20 të tjera ose  më shumë atë mëngjes që do ta kishin thyer rekordin e mëparshëm”.

Pas 12 javësh, kohë gjatë së cilës ka qëndruar në ngrirje, boronica është certifikuar nga Libri i rekordeve Guinness si më e madhja e regjistruar ndonjëherë./O.S