Milani kalon 1-3 pengesën Hellas Verona. Kuqezinjtë regjistruan fitoren e tretë radhazi në Serie A, teksa tani numërojnë tri pikë më shumë se Juventusi. Theo Hernandez zhbllokoi takimin në fundin e së parë, ndërkohë që Christian Pulisic (50’) dyfishoi sapo nisi e dyta.
Vendasit reaguan dhe shkurtuan rezultatin falë goditjes potente të holandezit Tijjani Noslin (64’). Gjithsesi, Milani shënoi sërish 11 minuta përpara fundit. Samuel Chukwueze shënoi një gol shumë të bukur, i parë në Serie A për nigerianin.
Vendi i dytë me 62 pikë për skuadrën e Stefano Piolit, ndërkohë që Hellas Verona mbetet në kuotën e 26 pikëve.