Disa pako me gazin vdekjeprurës sarin, shpërthejnë në sistemin e metrosë të Tokios, duke vrarë 12 njerëz dhe plagosur mbi 5.000 të tjerë. Gazi Sarin u shpik nga nazistët, dhe është një nga gazet nervore më vdekjeprurëse të njohura për njeriun. Policia e Tokios, e zbuloi shumë shpejt se kush qëndronte pas këtij sulmi me armë kimike, dhe filloi ndjekjen e terroristëve.
Sulmi ishte ndërmarrë nga kulti Aum Shinrikyo (E Vërteta Supreme), që kishte mijëra pasues në të gjithë Japoninë.
Për shkak se financohej nga të ardhurat personale të anëtarëve të rinj, kulti kishte më shumë se 1 miliardë dollarë të fshehura. Shoko Asahara, një i verbër 40-vjeçar, ishte udhëheqësi i kultit.
Librat e tij përfshinin pretendime se ai ishte vërtetë Jezu Krishti i zbritur në tokë për herë të dytë, dhe se kishte aftësinë për të udhëtuar në kohë.
Autoritetet japoneze bastisën të gjitha degët e kultit në të gjithë vendin, por nuk mundën të gjenin Asaharan. Në një kamp në bazën e kultin në malin Fuxhi, policia gjeti një ton kimikatesh, të përdorura për të prodhuar gazin sarin.
U zbuluan gjithashtu plane për të blerë armë bërthamore nga rusët. Policia arrestoi Hideo Murai, një nga udhëheqësit e tjerë të kultit, por në paraburgim ai u godit me thikë nga një vrasës që fajësoi Murain për sulmin me gazin helmues. Menjëherë pas kësaj, policia zbuloi një bodrum të fshehur në Malin Fuxhi, ku qëndronin të fshehur drejtuesit e tjerë të kultit, përfshirë Masami Tsuchiya, një kimist që pranoi të prodhonte gazin sarin.
Megjithatë, Asahara mbeti i lirë, dhe “E vërteta Supreme” kreu edhe 4 sulme me gazin sarin, duke plagosur njerëz qindra të tjerë. Një tjetër bombë kimike e mundshme vdekjeprurëse u shpërbë pa pasoja në banjën e një metroje. Një zyrtari i lartë i policisë u qëllua nga një terrorist i maskuar, duke shtuar panikun në vend.
Më në fund më 16 maj 1995, Asahara u gjet në një dhomë tjetër sekrete të Malit Fuxhi, dhe u arrestua. Së bashku me disa drejtues të tjerë të kultit, ai u akuzua për vrasje. Parashikimet e tyre për fundin e botës përfundimisht u realizuan, megjithëse në një shkallë shumë më të vogël dhe më personale nga sa e kishin parashikuar ata.
Kalendar
20 Mars 1627 – Franca dhe Spanja, nënshkruajnë marrëveshjen për të luftuar protestantizmin.
20 Mars 1815 – Napoleoni hyn në Paris pas ikjes nga Elba dhe rivendos perandorinë që zgjati 100 ditë. Ai kishte një ushtri të rregullt prej 140.000 trupash, dhe një forcë vullnetare prej rreth 200.000 njerëzish.
20 Mars 1888 – Për herë të parë një operetë në gjuhën rome shfaqet në Moskë, Rusi.
20 Mars 1915 – Albert Ajnshtajni boton Teorinë e tij të Përgjithshme të Relativitetit .
20 Mars 1933 – Kreu i SS nazistë Heinrich Himmler urdhëroi krijimin e kampit të përqendrimit në Dahau dhe caktoi si komandant Theodor Eike.
20 Mars 20 Mars 1977 – Komunistët dhe socialistët fitojnë zgjedhjet lokale në Francë. Parisienët zgjedhin ish-kryeministrin Zhak Shirak si kryebashkiakun e parë të Parisit në një shekull.