Situata në Gaza pritet të kulmojë midis Prillit dhe Majit, OKB bën thirrje për ndihma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari amerikan Antony Blinken ndodhet në Lindjen e Mesme, ku zhvilloi fillimisht bisedime në Arabinë Saudite. Ai u shpreh optimist për arritjen e një marrëveshje armëpushimi në Gaza, në një kohë që tensionet rriten mes Uashingtonit dhe Izraelit. Blinken takoi Princin Faisal bin Farhan, ministrin e jashtëm saudit dhe zhvilloi bisedime me princin e kurorës Mohammed bin Salman. Blinken ka planifikuar të takohet me ministrat e jashtëm të Egjiptit, Arabisë Saudite, Katarit dhe Jordanisë dhe një zyrtar të lartë palestinez në Kajro. Vizita vjen mes tensioneve mbi planet izraelite për një sulm ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

Bisedimet për një marrëveshje armëpushimi vijojnë në Katar këtë javë pas përpjekjeve të dështuara për të siguruar një marrëveshje përpara fillimit të muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit. Zyrtarët e Katarit thanë se ishin optimistë pas bisedimeve me shefin e inteligjencës izraelite në Doha, megjithëse zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, ka bërë të ditur se një operacion tokësor izraelit në Rafah në Gazën jugore do të frenonte çdo bisedim. Blinken do ta mbyllë turneun e tij duke vizituar Izraelin.

Ndërkaq më shumë se 100 palestinezë janë vrarë nga sulmet izraelite në të gjithë Gazën në 24 orët e fundit. Ushtria izraelite vrau rreth 90 persona të armatosur dhe arrestoi 160 në një bastisje në spitalin al-Shifa të Gazës , një pretendim që Hamasi e ka mohuar. Forcat izraelite gjetën brenda spitalit para dhe armë dhe pjesëtarë të Hamasit e “Grupet e Xhihadit Islamik”. Ditët e fundit sulmet janë intensifikuar rreth këtij spitali  dikur spitali më i madh i Gazës që tani është një nga të paktët që funksionon edhe pjesërisht në veri.

OKB-ja ka bërë sërish thirrje për dërgimin e ndihmave  teksa i gjithë Rripi i Gazës është vetëm një hap larg urisë katastrofike. 2.2 milionë njerëz në Gaza nuk kanë ushqim të mjaftueshëm, në një kohë që gjysma e popullsisë është në prag të urisë, situatë që pritet të kulmojë në veri  midis mesit të prillit dhe majit 2024. Të paktën 25 njerëz, përfshirë fëmijë kanë vdekur nga uria dhe dehidratimi në veri, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza./O.S

Të fundit

Turistët ‘zbulojnë’ Dajçin: Vend fantastik, uji i pastër

Në brigjet e lumit Buna, në një zonë të qetë të fshatit Dajç të Shkodrës, ndodhet një plazh i...

Banorët e Thethit: “Duam paqe, jo shkatërrim”

Para Kishës simbol të Thethit, u mblodh sot Kuvendi i Burrave, një traditë e lashtë e kësaj zone të malësisë së Shqipërisë, për të...

Real Madrid ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro

Real Madridi i ka vënë syrin Alexis Mac Allister për të forcuar mesfushën e tij përpara sezonit 2025-2026. Mesfushori argjentinas, aktualisht te Liverpooli, ka provuar...

Rama mbledh nesër deputetët e Tiranës! Në takim, edhe drejtorët e Bashkive

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë nesër deputetët e Tiranës dhe drejtuesit e bashkisë në një mbledhje të dytë pas asaj të zhvilluar 10...

Ndërtimet pa leje, OSHEE: Nuk do lidhim asnjë linjë të re elektrike

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se do t’i bashkohet institucioneve në aksionin kundër ndërtimeve pa leje. Në një njoftim për mediat OSHEE, bën...

Lajme të tjera

Web TV