Berisha, mbetet në një izolim politik”/ Lela: Ja si duhet të vijojë aksioni opozitar

Alfred Lela, drejtor i komunikimit në PD, në një emision televiziv,  tha se më 22 mars të para 32 viteve kemi rënë dakort që njerëzit të jetojnë të lirë në një vend të lirë, pra që njerëzit mund të bëjnë se  çfarë të duan.

“Ajo që mua më ra në sy dhe që për mendimin tim kërcet është prezumimi si një bllok euro-atlantik, ishte jo vetëm mendjemadh, i pavend, por edhe i pagjetur.

Në njërën anë i bënte të lirë në atë që çfarë mund të thonin, dhe në anën tjetër i bënte qesharak.

Ky ishte një takim politikanësh, një kolegium intelektualësh apo  çfarë ishte? Basha është një ish-Kryetar partie, Bamir Topi është një ish-President pa parti, Rexhep Uka ka një restorant të mirë në periferi të Tiranës, Spartak Ngjelën e dimë se kush është, ai personazhi ekzotiko simpatik, ka një parti pa anëtar ku kryetar është vetë. Pra kishim personazhe me këto kredenciale që publiku i di”, tha Lela.

Lidhur me rikthimin e normalitetit në Kuvend, Lela tha se ajo që u pa nga seanca e fundit ishte fakti që Garda nuk ishte më në sallën e Kuvendit, i mbani mend besoj pamjet ku pas  çdo deputeti kishte një gardist, duke e kthyer këtë institucion në qesharak dhe që më shumë i ngjante Parlamenteve të atyre ish-Republikave sovjetike.

Drejtori i komunikimit në PD foli gjithashtu për vijimin e aksionit opozitar, duke u shprehur se pas normalizimit të Parlamentit tashmë si objektiv duhet të jetë normalizimi në raport me liderin e opozitës.

Lela tha se lideri i opozitës, Sali Berisha, mbetet në një izolim politik, duke shtuar se qëndresa, rezistenca e opozitës, duhet të jetë pikërisht ky, të gjeturit e lirisë për Sali Berishën.

Lexo edhe :  Mes akuzash dhe gjyqit: Monika Kryemadhi rikthehet në media

Ndërkohë, sipas tij, normalizimi i tretë, ka të bëjë me simbolet e PD-së.

“Presioni me të gjitha mjetet dhe format për të marrë vulën, vulën e një vendimi që duket se është marrë tashmë”, tha Lela./   S.M