Sulmi terrorist në Moskë/ ISIS publikon videon brenda sallës së koncerteve

Një video nga sulmi terrorist në një sallë koncertesh pranë Moskës u publikua nga organizata xhihadiste Shteti Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram.

Videoja tregon një nga automatikët e markës kallashnikov, me dorezë në pjesën e sipërme, që thuhet se është përdorur në sulm.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në Sallën e qytetit Crocus ishin arrestuar dhe tani janë në paraburgim të Komitetit Hetues të Rusisë./e.t