Kambana alarmi në Kombëtare, vetëm një goditje në portë në 180 minuta

Dy humbje në tre ditë, këto janë statistikat e Kombëtares. Kuqezinjtë u mposhtën 0-3 nga Kili dhe 1-0 nga Suedia, duke mos gjetur rrugën e rrjetës.

Kambanë alarmi mund të jetë goditja në portë, teksa në 180 minutat e këtyre dy miqësoreve tanët goditën vetëm një herë portën (me Suedinë).

Kundër Suedisë këtë të hënë sulmi provoi edhe tetë goditje jashtë porte./e.t