Toni Kroos do të vijojë aventurën me Real Madrid, të paktën edhe për një tjetër sezon. Mediat shprehen të sigurta se gjermani dhe klubi spanjoll do të vazhdojnë bashkëpunimin deri në vitin 2025, me mesfushorin që është bindur të rinovojë me një tjetër vit kontratën.
Los Blancos, këmbëngulën që të mos humbisnin shërbimet e një lojtari që ka rezultuar vendimtar në sukseset e skuadrës në vitet e fundit. Kroos, edhe këtë sezon ka treguar se mbetet një futbollist i niveleve të larta dhe rikthimi në kombëtaren e Gjermanisë duket se i ka dhënë një tjetër motiv 34-vjeçarit për të vazhduar karrierën në elitën spanjolle.
Në ditët e ardhshme pritet që të zyrtarizohet edhe kontrata e re e Toni Kroos, e vlefshme deri në verën e vitit 2025.