Papa Françesku: Zoti na dhëntë paqe të gjithëve, si dhuratë për Pashk

Papa Françesku, duke iu drejtuar besimtarëve gjatë audiencës së përgjithshme të rregullt të së mërkurës në Vatikan, iu referua nevojës që paqja të mbizotërojë në të gjitha rajonet e shkatërruara nga lufta të botës.

Më në detaje, me një referencë më specifike për Pashkët Katolike, të cilat festohen të dielën, më 31 mars, Françesku theksoi:

“Zoti na dhëntë paqe. Në Ukrainën martire, e cila po vuan kaq shumë nga bombardimet. Dhe në Palestinë dhe në Tokën e Shenjtë, paqja mbizotëroftë në Tokën e Shenjtë. Zoti na dhëntë paqe të gjithëve, si dhuratë për Pashkët e tij”.

Kujtojmë që të dielën më 31 mars, besimtarët katolikë kremtojnë Pashkën. Ndërsa, java para Pashkëve është quajtur Java e Shenjtë, dhe ajo përmban Tri Ditët e Pashkëve, që përfshijnë Të Enjten e Shenjtë, që përkujton Darkën e Fundit, Të Premten e Shenjtë, që përkujton kryqëzimin dhe vdekjen e Jezusit./    S.M