Gazetari bën paralajmërimin e frikshëm: Serbia është gati të sulmojë Policinë e Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Venhar Isufi tha në një intervistë televizive se grupi që po trajnohet nga xhandarmëria serbe në Rashkë janë një grup më profesional, me pajisje më të rënda ushtarake se ai i Banjskës që po planifikojnë të sulmojnë policinë e Kosovës.

Isufi tha se nga burime të institucioneve të sigurisë së Kosovës bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit elitar të njësisë speciale të Serbisë, të cilët do t’i bashkëngjiten këtij grupi, që po trajnohen nga xhandarmëria serbe.

“Ajo që ne kemi mësuar nga institucionet e sigurisë së Kosovës bëhet fjalë për pjesëtarë të njësitit elitar të njësisë speciale të Serbisë, që do t’i bashkëngjiten këtij grupi i cili po trajnohen nga xhandarmëria serbe. Kemi të bëjmë me një grup shumë më profesionistë se ai që sulmoi policinë në Banjskë. Për ta larguar barrën nga vetja, Vuçiç, që të mos i mbetet faji Serbisë, do t’i largojë nga policia e Serbisë dhe do t’i vërë në pozicionin e grupit që po trajnon, një pjesë janë rekrutuar nga veriu i Mitrovicës”, tha gazetari./O.S

Të fundit

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

Lajme të tjera

Web TV