3 shenjat e horoskopit që e lëshojnë dorën thuajse gjithnjë me miqtë për para borxh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëse i jepni një shoku apo shoqeje vetëm ca lekë borxh sepse ka harruar portofolin në shtëpi, kjo është tjetër gjë krahasuar me disa shenja që shkojnë përtej kësaj, duke dhënë borxh shuma të majme parash. Pra, bëhet fjalë për dy lloj miqsh: ata që ju shpëtojnë nga një darkë në restorant dhe ata që ju shpëtojnë nga një problem i madh financiar.

Tri shenja të horoskopit që dallojnë natyrshëm për bujarinë që kanë lidhje me paratë, duke dhënë lirisht lekë borxh, sidomos miqve të ngushtë.

Demi

Është thuajse e kuptueshme që një Dem të ketë një shumë parash të hequra mënjanë. Ata janë shumë të zgjuar dhe parashikues, sidomos kur vjen puna te kursimi apo investimi. Për ta thënë më troç, të lindurit e kësaj shenje përfundojnë të pasur. Pa dyshim, që Demat shpenzojnë shumë për veten kur bëhet fjalë për ushqimin, veshjen dhe arredimin. Por, ata kanë njëherësh edhe një zemër të mirë kur vjen puna për të ndihmuar të tjerët me lekë. Nuk ka nevojë që t’u kërkoni para, sepse nëse ata e dinë që ju po luftoni me çështjet financiare dhe keni nevojë për lekë, ata do t’ju ndihmojnë.

Luani

Me të lindurit e kësaj shenje, mund të shijoni me kënaqësi një pije në një bar, të hani një darkë dhe të diskutoni deri në orët e vona të natës, ama Luanët janë aty për ju edhe kur keni nevojë për shuma të mëdha parash. Si një shenjë që i pëlqen të “vrapojë” drejt situatave shpëtimtare, një Luan di gjithnjë si të veprojë edhe kur bëhet fjalë për situata parash. Kjo jo vetëm i bën të ndihen mirë, por ata duan të sigurohen që të gjithë rreth tyre të jenë të lumtur.

Lexo edhe :  U fundos para 170 vitesh, zbulohet në brigjet australiane anija e shekullit të XIX

Shigjetari

Një Shigjetar mund të ketë shumë pak lekë në xhep, por gjithnjë do e gjejë një mënyrë për t’i dërguar para një miku/mikeshë nëse do të kenë nevojë. Kjo shenjë ka marrëdhënie unike me paratë, gjë që i bën ata tepër bujarë. Në vend që të kursejnë, ata besojnë në teorinë se paratë duhet të qarkullojnë. Nëse nuk kanë gjendje financiare të mjaftueshme në llogarinë e tyre bankare, sërish ata do u gjenden pranë miqve të dashur./O.S

Të fundit

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

Lajme të tjera

Web TV