Rritje e re e pagave, sërish më një korrik/ Edhe pensionet do të indeksohen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këtë dokument të qeverisë publikuar në fletoren zyrtare thuhet se nga 1 korriku 2024 paga mesatare bruto e një mësuesi do të jetë 104 mijë e 800 lekë nga ai aktualisht 72 mijë lekë.

Me 11.5 për qind parashikohet të rriten edhe pagat e mjekëve të përgjithshëm.

Pas rritjes me 7 për qind majin e vitit të shkuar, pagat edhe infermierëve do të rriten edhe me 23 për qind të tjera.

Ky vendim parashikon se paga mesatare bruto në administratën qendrore do të rritet me 35 mijë e 627 lekë apo gati 50 për qind. Deri në fund të vitit  ajo parashikohet të arrijë në 107 mijë e 257 lekë nga 71 mijë e 630 lekë në muaj aktualisht.

Reforma për rritjen e pagave pritet të vijojë edhe në 2025, për t’u shtrirë në administratën vendore.

Nga viti i ardhshëm, sipas këtij vendimi, qeveria do të dyfishojë fondin për pagat në bashki.

Nga më pak se 1.5 miliardë lekë këtë vit, transferta e pakushtëzuar sektoriale për rritjen e nivelit të pagave do të rritet në gati 2.7 miliardë lekë.

Në skemën e sigurimeve shoqërore për vitin 2024, parashikohet një shpenzim prej 178 miliardë lekë ose 7.3% e produktit të brendshëm bruto dhe, krahas indeksimit të pensioneve, është parashikuar edhe bonusi i fundvitit, nga i cili pritet të përfitojnë rreth 717,370 pensionistë./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV