Gjermani/ Hyn në fuqi ligji për legalizimin e kanabisit, ja rregullat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga sot, në Gjermani hyn në fuqi ligji për legalizimin  kanabisit, dhe të rriturit mund konsumojnë deri 25 gramë kanabis në mjedise publike.

Sipas ligjit të ri, personave nga mosha 18-vjeçare i lejohet në kushte të caktuara të posedojnë sasi të caktuara kanabisi dhe ta kultivojnë dhe konsumojnë atë privatisht. Të rriturit e moshës 18 vjeç e lart lejohen të posedojnë 25 gramë në ambiente publike. Brenda banesës lejohen deri në 50 gram të kultivuara privatisht. Privatisht lejohet kultivimi i deri në tre bimësh kanabisi. Duke filluar nga 1 korriku 2024 lejohet edhe krijimi i klubeve të kanabisit për ta kultivar atë kolektivisht.

Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, kanabis hiqet nga lista e substancave të ndaluara në Ligjin për Lëndët Narkotike, por shitja dhe shpërndarja e kanabisit vazhdojnë të jenë të ndaluara nga ligji.

Përfaqësues të policisë presin që legalizimi i pjesshëm i kanabisit më 1 prill do të rrisë ngarkesën e punonjësve të policisë. Disa nga landet federale do të kryejnë më shumë kontrolle. Policia e landit Saksoni-Anhalt, për shembull, njoftoi se donte të shtojë kontrollet në qarkullimin rrugor për të parë nëse drejtuesit e automjeteve janë nën ndikimin e kanabisit. Sipas Ministrisë së Brendshme të këtij land kjo synon të zvogëlojë sa më shumë rrezikun e aksidenteve në trafikun rrugor.

Policitë e landeve të tjera synojnë t’i zgjerojnë gradualisht kontrollet e trafikut të lidhur me përdorimin e kanabisit nga drejtuesit e automjeteve. Po ashtu do të shtohen edhe përpjekjet për identifikimin e tregtarëve të kanabisit për të mbrojtur sidomos fëmijët, të rinjtë dhe adoleshentët./O.S

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV