Bllokimi i kufirit me Greqinë/ Turistët të painformuar, mbesin në doganë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

GJIROKASTËR– Greva e sindikatës doganore në Greqi ka paralizuar qarkullimin normal të automjeteve nga Shqipëria drejt Greqisë dhe anasjelltas.

Kjo grevë, e cila pritet të përfundojë në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka shkaktuar pengesa për udhëtarët, por dhe për grupe turistësh, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të kësaj mase.

Gazetari i ABC News, Elidon Berberi, nga Kakavija raporton se një grup turistësh nga Tajvani kanë mbetur në doganë pasi nuk kanë patur informacion për bllokimin e kufijve.

“Ka pasur disa grupe turistësh nga Tajvani, të cilët nuk kanë qenë në dijeni të bllokimit të kufirit dhe janë detyruar të kthehen pas në Gjirokastër”, raportoi ai.

Jashtë kamerave, turistët janë shprehur se pasi kanë vizituar Shqipërinë destinacioni i radhës ishte jugu i Greqisë, por bllokimi i kufirit i ka detyruar të kthehen pas dhe të akomodohen në Gjirokastër.

“Nga ajo që diskutova me ta, thanë se kishin shëtitur në mbarë Shqipërinë dhe do shkonin në jug të Greqisë dhe më pas do të ktheheshin sërish në Shqipëri”, raportoi gazetari.

Greva nuk i ka penguar këmbësorët të kalojnë në të dyja anët e kufirit. Të martën në Kakavijë kanë kaluar në të dyja anët e kufirit mbi 300 persona, ndërsa kalimi i tyre është bërë pa bagazhe, ashtu siç kishte njoftuar Policia Kufitare dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.

“Ka edhe nga ata persona që kanë kaluar kufirin në këmbë dhe pa bagazhe. Gjatë ditës së djeshme ka pasur 310 shtetas, të cilët kanë kaluar në të dyja anët e kufirit”, shtoi gazetari./O.S

Të fundit

Panik në aeroportin e Antalias/ Avioni bën ulje emergjente pas një defekti (VIDEO)

Paniku përfshiu aeroportin e Antalias në Turqi kur një aeroplan i Turkish Airlines bëri një ulje emergjente për shkak...

Njihuni me James Bond-in e ri: “007: First Light” fitoi licencën për të ngjallur emocione

Ndërsa e ardhmja e sagës filmike mbetet e paqartë, zhvilluesit e lojës së re zbulojnë si ia paraqitën idenë origjinale kompanisë Eon Productions dhe...

KAS i heq mandatin kushërirës së Lapajt, e merr e para e listës së mbyllur

Lufta për mandatin e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit ka hyrë në një fazë të re, pas një vendimi...

Kina i bën thirrje Izraelit të heqë rrethimin ndaj Gazës

Kina ka kërkuar nga Izraeli që të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës, të heqë bllokadën dhe të garantojë aksesin humanitar për...

Në stadium priten 30 mijë tifozë, Shkëndija sot me mision historik në Bukuresht!

Këtë të mërkurë në orën 19:30 në "Arenën Kombëtare" të Bukureshtit, vendasit e Steauas presin shqiptarët nga Tetova të Shkëndijës. Klubi kampion i Maqedonisë...

Lajme të tjera

Web TV