Libri më i vjetër i krishterë nxirret në shitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Libri më i vjetër fetar i krishterimit, sipas shtëpisë së ankandit Christie’s, do të dalë në shitje në qershor. Kodiku “Crosby-Schøyen”, i shkruar në papirus në Egjipt, daton midis viteve 250-350 pas Krishtit.

Mendohet gjithashtu të jetë një nga librat më të vjetër në ekzistencë dhe mund të shitet deri në 3.8 milionë dollarë (3.4 milionë euro). Libri liturgjik është prodhuar në një nga manastiret e para të krishtera dhe përmban tekstet e plota të dy librave të Biblës.

Teksti ka “rëndësi monumentale si dëshmi e përhapjes më të hershme të krishterimit rreth Mesdheut”, tha Eugenio Donadoni, specialist i lartë për libra dhe dorëshkrime në Christies.

“Murgjit më të hershëm në Egjiptin e Epërm në manastirin më të hershëm të krishterë po përdornin pikërisht këtë libër për të festuar festat më të hershme të Pashkëve, vetëm disa qindra vjet pas Krishtit dhe vetëm njëqind vjet pas shkrimit të Ungjillit të fundit, raporton BBC.

“Libri është pjesë e Papirusit Bodmer, një përmbledhje e disa teksteve që u zbuluan në vitet 1950, dhe përfshin shkrime të krishtera, ekstrakte biblike dhe literaturë pagane.

Libri është një nga tekstet më të vjetra në botë, thotë shtëpia e ankandeve. Ruajtja e tij e jashtëzakonshme i është atribuuar klimës së thatë të Egjiptit, tha Donadoni. Kodiku u ble nga Universiteti i Misisipit ku mbeti deri në vitin 1981 dhe u ble disa herë përpara se të blihej nga koleksionisti norvegjez i dorëshkrimeve Martin Schoyen në 1988.

Schoyen po nxjerr në ankand dorëshkrimin së bashku me pjesë të tjera nga koleksioni i tij, i cili është një nga arkivat më të mëdha të dorëshkrimeve në botë. Kodiku është i ekspozuar në Christie’s New York dhe do të qëndrojë atje deri më 9 prill. Ai do të del në ankand më 11 qershor në Londër./E.T

Të fundit

Shqiptarët, më optimistët në Ballkan! Eurobarometri: Serbët janë më të dëshpëruarit

Anketa më e fundit e eurobarometrit tregon disa të dhëna interesante në lidhje me perceptimin që kanë qytetarët e...

Horoskopi ditor, 9 Qershor 2025

Dashi Fale ndikimit shume pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do ece me se miri sot. Do vazhdoni ta ruani te forte komunikimin dhe...

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e radhës, të dyja kërkesa të...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

Lajme të tjera

Web TV