Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka thënë për mediet në prag të ndeshjes së parë çerekfinale të Champions League, ndaj Paris Saint-Germain, se nuk do të ndryshonte asnjë nga lojtarët e tij për ndonjë nga të PSG-së.
Më tej ai shtoi se i sheh lojtarët shumë të motivuar dhe se është gati për të ndjekur këtë ndeshje që i jep besim.
“Unë jam gati, plotësisht i përgatitur për të parë këtë ndeshje. Unë i shoh lojtarët shumë të motivuar dhe kjo më jep besim. Mesazhi për tifozët tanë është të besojnë te lojtarët dhe trajneri ynë. Ne kemi një ekip të madh. Jemi shumë të fokusuar dhe është shumë e rëndësishme që ata të dinë se unë nuk do të ndryshoja asnjë nga lojtarët tanë për një lojtar të PSG-së”-deklaroi Laporta.