Një grup hakerash pretendoi se kishte hyrë në sistemin e kompjuterëve të Ministrisë së Mbrojtjes izraelite dhe kishte marrë informacione. Burimet e sigurisë konfirmuan për të përditshmen Israel Hayom se kishte pasur me të vërtetë një shkelje në kompjuterët e ministrisë. Grupi i hakerëve që bëri pretendimet në Telegram pohoi se kishte aksesuar me sukses të dhënat nga sistemet kompjuterike të Ministrisë së Mbrojtjes, shtoi e përditshmja.
Ndër dokumentet që dyshohet se i përkisnin Ministrisë së Mbrojtjes ishin “komunikimet dhe urdhrat”, të cilat hakerët i ofruan për shitje për 50 bitcoin (rreth 3.45 milionë dollarë).E.T