Sa shqiptarë përfituan nga skema e sigurimit të depozitave?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Depozitat e sigurueshme të individëve në fund të vitit 2023 arritën në vlerën e 1,2 trilionë lekëve dhe përbëjnë 80% të totalit të depozitave të sigurueshme. Në raportin vjetor të Agjencisë së Sigurimit të Depozitave (ASD) theksohet se peshën më të madhe e zënë depozitat në lekë me 48%, ndjekur nga depozitat në euro me 46%.

Nëse analizojmë ecurinë vjetore të depozitave të siguruara të individëve vëmë re se trendi ka qenë përgjithësisht pozitiv dhe rritja më e madhe e tyre u shënua në muajin dhjetor me 3.1%.

‘’Scan intel’’ ka analizuar shifrat për të kuptuar  ecurinë vjetore të depozitave të sigurueshme të individëve të shprehur në monedhë të huaj dhe atë vendase. Sipas të dhënave rritja vjetore e depozitave totale të siguruara ishte 4%. Në këtë rritje kanë kontribuar depozitat në lek dhe euro ku këto të fundit janë rritur me 4.2% ose 22.8 mld lekë ndërsa depozitat në lekë janë rritur me 14.6%.

Pavarësisht se ndryshimet vjetore të depozitave si në lekë dhe në euro janë paraqitur me rritje, depozitat  e  individëve në euro kanë qenë më të qëndrueshme krahasuar me depozitat në lekë për shkak të  ecurisë së kursit të këmbimit të lekut kundrejt euros.

Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD) është një institucion publik që mbulon pjesën e sigurimit të depozitave në sistemin financiar në vend. Ky institucion merr përsipër të mbulojë sigurimin e depozitave deri në nivelin e 2.5 mln lekëve. Por sa është vlera e  depozitave të  shqiptarëve?

Sipas të dhënave të publikuara për vitin 2023, rezulton se krahasuar me fundin e vitit 2022, depozitat me shuma deri në 2.5 mln lekë janë rritur me 6%, kurse depozitat me shuma mbi nivelin e mbulimit janë rritur me 17.8 mld lekë ose 2.6%.

Lexo edhe :  Banka Qendrore Evropiane mban të pandryshuar normën e interesit të depozitave në 2%

Pra nga depozitat totale që mbulohen nga agjencia e sigurimit sipas kriterit të lartpërmendur, 42% e tyre janë në vlerën 2.5 mln lekë ndërsa 58% e tyre tejkalojnë nivelin e mbulimit nga agjencia e sigurimit. Depozitat e individëve me vlerë mbi 2.5 mln lekë arritën vlerën 698.6 mld lekë./   S.M

Të fundit

75 mln euro për një kolumbian, a po përmirësohet Bayern?

Luis Diaz, Musiala, Michael Olise dhe Harry Kane. Ky do të jetë reparti ofensiv i Bayern në sezonin e...

Lajm i shkëlqyer! Qeveria jep 50 euro në muaj për bebet për pesë vitet e para

“Nga viti i ardhshëm nuk do jetë një çek në maternitetin e lindjes, por një mbështetje financiare çdo muaj sipas numrit të fëmijëve”, tha...

Zaptimi i trotuareve, Rama jep mesazhin e radhës dhe e ka seriozisht

Vijon në të gjithë vendin aksioni për lirimin e hapësirave publike nga tavolinat dhe karriget që kanë zaptuar trotuaret. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje...

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më 29 korrik hapet zyrtarisht portali...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Lajme të tjera

Web TV