Tiranë/ Agjencia e udhëtimit mashtron qytetarët, u merr lekët dhe i lë pa biletë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Agjencitë  mashtruese të udhëtimit janë bërë objekt trajtimi disa herë në emisionin Fiks Fare.

E tillë është edhe agjencia Dhales Tours në Tiranë me zyrë pranë pallatit “Asllan Rusi”. Kjo agjenci sipas denoncimeve të ardhura në Fiks Fare mashtron qytetarët, duke iu prerë bileta e më vonë i njofton se është anuluar fluturimi dhe se së shpejti do u bëjë rimbursimin, gjë të cilën nuk e bën.

Por me një kërkim të lehtë në internet për këtë agjenci nuk ishte e para herë që mashtronte qytetarët. Ajo që bëri super lajm vjet në sezonin veror është se si kjo agjenci kishte mashtruar një çift ku u kishte marrë lekët dhe i kishte lënë në mes të Athinës.

Në Fiks Fare u ankua znj. Edlira Bardhi, e cila është emigrante në Greqi. Asaj në dhjetor i ka ndodhur një fatkeqësi ku i ndërroi jetë i ati kështu që erdhi në Shqipëri. Pas ceremonisë mortore ajo do rikthehej sërish në Greqi dhe ka kontaktuar me agjencinë në fjalë ku ka prerë dy bileta avioni me vlerë 170 euro.

”Pasi kontaktova me agjencinë më nisën dy kode biletash për fluturim në datë 9 dhjetor. Pronarja më nis llogarinë bankare ku duhet të bëja pagesën , por që unë nuk kisha mundësi ta bëja me kartë dhe kështu dërgova tim vëlla tek zyra ku më thanë që bëri pagesën kesh”-, shpjegon denoncuesja.

Pas dy ditësh që ishte bërë pagesa Edlira njoftohet nga agjencia se fluturimi ishte anuluar. Në këto kushte ajo i kërkon agjencisë rikthimin e pagesës të cilës i thonë të kalojë ta marri nga zyra dhe ku u bë pagesa.

”Që nga ajo  ditë e deri më sot im vëlla ka shkuar çdo ditë në agjenci dhe e ka gjetur të mbyllur. lekët ende nuk më janë kthyer”-, thotë Edlira.

Ajo kërkon ndihmën e Fiksi jo për shumën monetare se sa për gjestin dhe mashtrimin që i është bërë duke e demaskuar këtë agjenci, për mos ta pësuar të tjerët.

Lexo edhe :  Washington DC/ Më 24 dhjetor 1851 digjet Biblioteka e Kongresit

Fiksi shkoj pranë zyrës së kësaj agjencie që ndodhet pas pallatit të sporti “Asllan Rusi” për disa ditë me radhë nuk arrinte të gjente  vajzën që kishte mashtruar e cila quhet Jetmira Dhales. Pas disa përpjekjesh arriti të flasë me vajzën që fillimisht thotë se e ka kaluar në llogarinë e vëllait i cili kishte bërë pagesën. Kështu arrin të përcjell edhe gazetarët e Fiksit duke u thënë se do u çojë faturën e bankës. Kjo gjë nuk ndodhi, atëherë Fiksi kontakton Jetmirën e cila sikurse kishte bërë me denoncuesen dhe vëllain e saj gjente justifikime. Ajo madje la edhe takim ku do të kthente edhe lekët. Takimi që e  shtyu për ditën tjetër.

Ditën tjetër Fiksi paraqitet pranë zyrës ku e gjen të mbyllur dhe bisedon më agjencitë aty pranë, ku tregojnë që Jetmira sapo kishte ikur. Madje tregojnë që ajo vjen shumë pak dhe me intervale të shkurtra kohore. Me pak fjalë fshihej nga pasagjerët, pasi shumë persona paraqiteshin çdo ditë dhe e kërkonin. Fiksi kontakton sërish me vajzën e cila sërish gjen justifikime.

Fiksi këmbëngul shumë dhe pret për disa orë, por Jetmira nuk shfaqet. Në një moment të caktuar një zotëri i njërës prej zyrave aty pranë u kalon gazetarëve të Fiksit  Jetmirën në telefon e cila thotë që lekët do ua jepte zotëria. Ashtu ndodhi, zotëria i ktheu vëllait të denoncueses 170 euro./O.S

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV