Aksidenti i teleferikut lë një të vdekur e 180 njerëz të bllokuar në ajër në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Helikopterë me mjete shikimi nate u thirrën për të ndihmuar rreth 180 njerëz të bllokuar në mjetin transportues mbrëmë vonë, tha kryebashkiaku Muhittin Bocek.

“Grupet e specializuara janë aty, do t’i shpëtojmë të gjithë në kohë”, tha mbrëmë Bocek.

Ndërsa ministri i brendshëm Ali Yerlikaya njoftonte për një vdekje dhe disa të plagosur nga ngjarja e rëndë në zonën malore Sarisu-Tunektepe, ku ishte rrëzuar një nga shtyllat mbështetëse te sistemit.

Pesë njerëz ndodheshin në kabinën e rrëzuar, të cilët u evakuan me helikopter, shtonte ai.

Rreth 110 punonjës emergjencash ishin dërguar në vendngjarje shtonte Yerlikaya, teksa grupe të tjera po vinin nga rajone të tjera të Turqisë.

Opozita turke tha gjithashtu se po dërgonte një grup në vendngjarje për të hetuar aksidentin, tha kreu i partisë republikane Özgür Özel, shkruan rrjeti britanik The Guardian./O.S

 

FOTO GALERI
1/3

Të fundit

SHBA transferon 50 automjete të blinduara sigurie në Kosovë

Shtetet e Bashkuara i kanë transferuar 50 automjete të blinduara sigurie Kosovës, si pjesë e Programit të Artikujve të Tepërt...

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i...

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye për të parë Vladimir Putin...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Lajme të tjera

Web TV