Japonia thyen rekordin i të gjitha kohërave për numrin e vizitorëve të huaj në një muaj

Më shumë se tre milionë vizitorë të huaj shkuan në Japoni në mars, një rekord për arkipelagun, sipas të dhënave të publikuara sot nga Organizata Kombëtare e Turizmit Japonez (JNTO).

Kjo paraqet një rritje prej 69,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar dhe 11,6% krahasuar me muajin mars 2019, periudhën standarde para Covid.

Është hera e parë që në Japoni tejkalohet shifra e tre milionë vizitorëve të huaj në një muaj, sipas JNTO.

Përveç rimëkëmbjes së fortë të turizmit global pas viteve të pandemisë, në këtë rekord kontribuan sezoni i lulëzimit të qershisë në Japoni dhe sezoni i Pashkëve Katolike jashtë vendit.

 

 

Dobësimi i ndjeshëm aktual i jenit ndaj dollarit dhe euros, gjë që e bën Japoninë një treg relativisht të lirë për amerikanët dhe evropianët.

Grupi më i madh i vizitorëve në muajin mars erdhi nga Koreja e Jugut (663,100 persona, +13,2% krahasuar me mars 2019), por rritje shumë më të ndjeshme u regjistruan te vizitorët nga SHBA (+64,3%) dhe vendet evropiane si Gjermania (+66,1). %).

Numri mujor i vizitorëve në Japoni ka tejkaluar nivelet e vitit 2019 që nga tetori i kaluar./e.t