Banka Botërore, 80 milionë dollarë në mbështetje të turizmit të qëndrueshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Financave, Ervin Mete nënshkroi me zëvendëspresidenten e Bankës Botërore, Antonella Bassani marrëveshjen e financimit të projektit “Mjedis i pastër dhe i qëndrueshëm për Detin Blu”.

Objektivi i projektit, për të cilin Banka Botërore do të japë një financim prej 80 milionë dollarësh, është reduktimi i ndotjes në mjedisin ujor (dete, lumenj) në zonën jugperëndimore, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.

Projekti është i ndarë në tre komponentë, ku pjesa e parë ka të bëjë me promovimin e një qasjeje të integruar dhe qarkulluese për mbrojtjen e mjedisit dhe burimeve ujore.

Pjesa e dytë e projektit synon uljen e ndotjes në lumin Vjosa, kjo edhe në kuadër të mbështetjes dhe mbrojtjes së mëtejshme të tij, pas akordimit të statusit “Park Kombëtar”, si lumi i fundit i egër në Europë.

Projekti do të synojë zgjerimin e infrastrukturës së pastrimit, përmirësimin e mëtejshëm të saj, si edhe parandalimin e ndotjes.

Pjesa e tretë parashikon aspekte të menaxhimit, monitorimit dhe vlerësimit sa i përket zbatimit të këtij projekti, i cili parashikohet të zgjasë deri në mars të vitit 2029./   S.M

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV