Rama nis turin për votat e emigrantëve

Edhe pse vota e emigrantëve është vënë në rrezik për zgjedhjet e vitit të ardhshëm, kryeministri Rama ka planifikuar një tur takimesh në shtete të ndryshme në Europë. Takimin e parë pritet ta nisë nga Athina ku do të takohet me emigrantët shqiptarë atje.

Partia Socialiste dhe Edi Rama synojnë që të fitojnë një mandat të katër në zgjedhjet e përgjithshme që do të zhvillohen në  pranverën e 2025, por faktet e deritanishme tregojnë se emigrantët rrezikojnë të mos votojnë, pavarësisht një vendimi të gjykatës Kushtetuese që ua jep këtë të drejtë.

Pavarësisht kësaj, kreu i qeverisë Rama pritet të nisë një tur takimesh me përfaqësues të komunitetit shqiptar që jetojnë në vende të ndryshme të Europës. Edhe pse kryeministri i Shqipërisë, njëherësh edhe kryetari i partisë më të madhe në vend tha se është e vështirë që ti japë diasporës votën online, nëpërmjet Kodit të ri elektoral, Rama do të nisë turin e tij për tu përgatitur në zgjdhjet e ardhshme parlamentare.

Edhe pse kërkesa e opozitës ka qenë gjithmon me tone të prera për të aplikuar teknoligjinë për të votuar çdo emigrant në botë, Rama tha se kjo gjë nuk do të bëhet pasi nuk ka një database. E megjithatë, kryeministrit i intereson vota e diasporës, e cila në çdo vit zgjedhor vijnë të oranizuar, sidomos nga Greqia me autobusa.

Edhe për vitin tjetër ky pritet të jetë synimi që pavarësisht se nuk do votojnë atje ku jetojnë, tu krijohet “mundësia” që ta ushtrojnë të drejtën e votës në Shqipëri. Kjo lëvizje e Ramës vjen në një moment kur partia e tij është në një fazë ristrukturimi dhe është në valën e fushatës për të tërhequr anëtarë të rinj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare. Për shkak të kësaj vizite në shtetin grek, socialistët kanë zhvendosur më 10-11 maj zgjedhjet e delegatëve të Kongresit me parimin një anëtar një votë.

Lexo edhe :  Është femra më e investuar/ Albana Vokshi duhet të jetë kandidate në kryeqytet

Riergjinizimi

Më 12 maj kryeu i qeverisë së bashku me ekipin e tij do të udhëtojnë drejt Athinës ku do të takohen me strukturat e Partisë Socialsite atje si dhe me komunitetin shqiptar që jeton në shtetin helen. Në kryeqytetin grek ka shkuar më herët Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialsite Blendi Klosi, i cili po bën gati takimin ku do të jetë prezent kryeministri Edi Rama. Bashkë me drejtues të tjerë socialistë, Klosi pati takime me personalitetet të emigracionit shqiptar që jetojnë atje.

“Në Athinë me Mirelën, Adrianin, Laertin dhe strukturat e Partisë Socialiste dega Greqi, një pjesë tepër e rëndësishme e familjes sonë politike, në kuadër të procesit të rienergjizimit që përfshin edhe strukturat tona në diasporë. PS është forca e shumicës, e cila sot kërkon të bëhet çdo ditë e më shumë forca e kujtdo”, shkruan Klosi në Facebook.

Përveç takimit me emigrantët shqiptarë apo anëtarët e PS-së, me interes pritet nëse prania e kryeministrit në Athinë do të shfrytëzohet për ndonjë takim informal me homologun grek Kyriakos Mitsotakis, pas tensioneve që vijojnë prej muajsh, për shkak të arrestimit të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Alfred Beleri. Zyra e Kryeministrisë në Tiranë, deri më tani, nuk konfirmon një takim të tillë.